Nxjerr kallashnikovin dhe qëlllon makinën në kryqëzim, pamjet e ngjarjes në Kombinat

23 Gusht 2025 | 09:00

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur të premten në zonën e Kombinatit, ku u raportua për të shtëna me armë zjarri mes dy automjeteve në lëvizje.

Nga hetimet dhe pamjet e siguruara, duket qartë momenti kur autori, një 28-vjeçar, i arrestuar nxjerr armën automatike kallashnikov nga xhami i makinës dhe qëllon disa herë në drejtim të një automjeti tjetër, në një kryqëzim të zonës. Mjeti i shënjestruar largohet me shpejtësi, ndërsa në vendngjarje mbetën gëzhoja të shumta.

Policia ka bërë publike pamjet e atentatit, ku evidentohet qartë e gjithë dinamika e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta mes dy grupeve. Autori kryesor, O. A(V)., 28 vjeç, qëlloi disa herë me kallashnikov në drejtim të makinës ku ndodheshin dy shtetasit R. K., 38 vjeç dhe Zh. K., duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre dhe të kalimtarëve. Në timon ndodhej bashkëpunëtori i tij, S. B., 30 vjeç, i cili u arrestua po ashtu.

Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur nga autorët, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e armës së zjarrit. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vijim të hetimeve, janë proceduar penalisht edhe shtetasit R. K., Zh. K., F. K. dhe B. M., të cilët dyshohet se janë përfshirë në konfliktin paraprak me autorët.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026

Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS

Elisa Spiropali ka njoftuar se ka dorëzuar zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e një debati mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë...
10:33 | 16/07/2026

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026