Historiku i marrëdhënieve mes SHBA dhe ish-kryeministrit Berisha

19 Maj 2021 | 15:08

Sali Berisha është politikani që ka dominuar jetën politike që pas vitit 1990 kur ra përfundimisht sistemi diktatorial në Shqipëri. Ai u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë në vitin 1992 pas zgjedhjeve të para pluraliste të lira në vend për një mandat 5-vjeçar.

Berisha u rizgjodh në krye të shtetit në pranverën e vitit 1997. Mandati i dytë zgjati vetëm fare pak muaj, pasi Berisha dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve të PD dhe nisjes së përplasjes së armatosur civile në Shqipëri për shkak të rrëzimit të skemave piramidale ku shqiptarët humbën miliarda euro.

Sali Berisha vijoi aktivitetin politik në vitet 1997-2005 dhe në vitin 2005 erdhi sërish në pushtet si Kryeministër i Shqipërisë. Këtë post ai e mbajti deri në vitin 2013 ku humbi zgjedhjet dhe u dorëhoq përfundimisht edhe si kryetar i Partisë Demokratike.

Në jetën e tij politike, Sali Berisha ka pasur përplasje të forta me faktorin ndërkombëtar. Përplasjet e para nisën në vitin 1995 kur Berisha shkarkoi gjyqtarin Zef Brozi nga Gjykata e Lartë dhe arrestimin e liderëve të minoritetit grek në Tiranë. Ai gjithashtu refuzoi të takonte zëvendës-sekretarin Amerikan të Shtetit, Timo Uorth.

Përplasja u thellua në maj 1996 ku SHBA nuk njohu zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat u përdor dhunë mbi opozitën dhe ku komisionerët e saj u larguan nga qendrat e votimit.

Pas këtyre përplasjeve, lideri demokrat arriti t’i qetësonte gjakrat me partnerin më të madh shqiptar deri kur në vitin 2008 shpërtheu fabrika e demontimit të Gërdecit, ku në kabllogramet amerikanë shfaqeshin emrat e familjarëve të tij dhe ministrave të kabinetit Berisha.

Më pas në 21 janar 2011, SHBA angazhoi FBI për të kryer verifikimet shkencore të plumbave që u lëshuan mbi protestuesit në demonstratën e organizuar nga Partia Socialiste dhe e përfunduar me 4 viktima.

Vendimet e gjykatës sollën zhgënjimin e Shteteve të Bashkuara të cilët që nga ai moment u investuan në njerëz dhe para për të bërë të mundur një reformë tërësore në drejtësi në Shqipëri.

Me investimin në reformën në drejtësi, ambasadori i asaj kohe, Donald Lu bëri përpjekje titanike për të bindur palët për të miratuar ndryshimet kushtetuese ku një nga zyrat që ai vizitonte shpesh, ishte zyra e ish-kryeministrit Berisha.

Por, reforma në drejtësi solli dhe përplasjen e fundit të Sali Berishës me zyrtarët amerikanë. Ai u shpreh se ambasadorët po sillen si guvernatorë.

Përplasja e tyre përfundon zyrtarisht më 19 maj kur Departamenti i Shtetit lajmëroi zyrtarisht që Sali Berisha është i përcaktuar për korrupsion domethënës dhe i është refuzuar viza amerikane atij dhe familjes së tij.

Lexoni gjithashtu: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026