Vjedhje në teqe dhe tyrbe, 35-vjeçari nga Cërriku arrestohet në Muriqan
Një 35-vjeçar nga Cërriku është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, i shpallur në kërkim nga Policia e Gramshit për vjedhje në objekte kulti.
35-vjeçari ishte shpallur në kërkim më 27.08.2025 nga Komisariati i Policisë Gramsh, pasi dyshohet të jetë autor i dy rasteve të vjedhjes, ku është vjedhur një shumë prej 70,000 lekësh.
Raste të vjedhjes janë konkretisht: Më datë 20.08.2025, ka vjedhur në tyrben e fshatit Grabovë e Poshtme; më datë 27.08.2025, ka vjedhur në teqenë e fshatit Dushk.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, të mbështetura nga informacionet operative për një shtetas të shpallur në kërkim që do të hynte në territorin e Shqipërisë, dhe si rezultat i bashkëpunimit me policinë kufitare të Muriqanit, u bë e mundur ndalimi i shtetasit në kërkim, S.T., 35 vjeç, banues në Cërrik,” thuhet në njoftimin e policisë.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të mundshme, ku mund të jetë implikuar 35-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.
Aksident tragjik në Lushnjë, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren që po shkonte te tokat
Atentati në Vorë, ky është 50-vjeçari që e vranë pranë banesës
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 09:12 Zelensky njofton zëvendësimin e kryeministres ukrainase
- 09:12 Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Bangladesh lënë 51 të vdekur
- 09:07 Kuvendi në seancë plenare, PD bojkoton punimet: Të plotësohen kërkesat e protestuesve
- 09:06 Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin dhunë dhe vdekje
- 09:03 Këmbimi valutor 13 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:59 Aksident tragjik në Lushnjë, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren që po shkonte te tokat