Në rrezik nga moti i keq, Policia ndihmon maqedonasin që fluturonte me paraglajder

30 Gusht 2025 | 19:13

Policia Kufitare ka shpëtuar një sportist të Maqedonisë së Veriut që ishte në fluturim me paraglajder, pasi erërat e forta e devijuan fluturimin dhe e dërguan në fshatin Alarup, në Pogradec. Pas informacionit të marrë nga komandanti i Shën Naumit të Maqedonisë së Veriut, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë reaguar menjëherë, duke lokalizuar sportistin dhe kontaktuar me të.

Sportisti, i identifikuar si V. P., u gjet në gjendje shumë të mirë shëndetësore, pavarësisht situatës së rrezikshme. Pas asistencës, ai u dërgua në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht dhe kaloi për në Maqedoninë e Veriut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026