Nxënësja krijon një aplikacion që fik dhe ndez dritat e shtëpisë nga celulari
Teknologjia është bërë pjesë e pandashme e jetës tonë. Edhe për Sigrid Haveraj teknologjia ka shumë rëndësi, pasi falë pasionit për të, ka krijuar një aplikacion në celular që kontrollon sistemin elektrik të shtëpisë.
“Unë kam krijuar një smart home, që është një shtëpi e automatizuar me anë të pultit komandues dhe nëpërmjet një aplikacioni në celular mund të bëj ndezjen e sistemit elektrik të shtëpisë”,- tha nxënësja Haveraj për GenZ në Euronews Albania.
GenZ është një produkt i projektit “Youth of Tirana” mbështetur nga Bashkia Tiranë.
Ky pasion për teknologjinë duket se ka lindur që në fëmijëri për Sigridin.
“Mbaj mend që ka pasur disa telefona babi që ju hiqja ledet dhe i bëja disa qarqe të vegjël. Më pas në shkollë 9-vjeçare duke u marrë me projekte të fizikës vendosa të vazhdoj studimet për elektronikë”,- u shpreh ajo.
Ndërsa aplikacionin në fjalë i cili bën kontrollin e sistemit elektrik të shtëpisë, e krijoi pasi dëshironte që ndezja dhe fikja e dritave të ishte më e lehtë dhe të mos i duhej të çohej nga krevati.
“Sa herë që i thoja mamit e babit natën e mirë ata linin dritën ndezur dhe unë duhet të çohesha nga komforti i krevatit për të fikur dritën. Për momentin ky sistem është për ndezjen e dritave, por mund të përdoret për pajisjet elektro-shtëpiake dhe mund të implementohet në arkitekturën e një shtëpie”,- u shpreh për GenZ Sigridi.
Ndërkohë, blogerja Linda Dido e pëlqeu aq shumë këtë aplikacion sa u shpreh e gatshme që ta përdoret atë.
“Them se ky aplikacioni do ja lehtësonte shumë punën atij djalit tim dembel, por dhe mua se e përdor nga pak. Tani jemi bërë pak brez dembelash ne, por them që është shumë aplikacion i mirë”,- foli për mikrofonin e GenZ blogerja, duke i kërkuar në këtë mënyrë edhe Sigridit që të vazhdojë me pasionin e saj, pasi për një aplikacion si i saji, do të ketë gjithmonë interes.
Çfarë të presim nga inteligjenca artificiale në vitin 2026?
14-vjeçari Naiel Hoxha që sportin e kacavjerrjes e sheh si një mënyrë jetese
Violinçelisti 17-vjeçar që ka realizuar nëntë recitale
- 18:21 Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill