Trajneri shqiptar që drejton Ado Den Hag, Fagu: Synoj skuadrat elitare në të ardhmen
Erbim Fagu është një ndër trajnerët më të talentuar shqiptarë, ndërsa pak ditë më parë u emërua në krye të Ado Den Hag U-19 në Holandë. Një sfidë e re për teknikun, i cili më herët drejtoi edhe Tiranën, ndërsa për Euronews Albania ka rrëfyer emocionet për këtë aventurë të re.
“Aventurë interesante, pasi luaj në një division të lartë përballë ekipeve si Ajax, PSV apo Feyenoord, shpresoj të bëj sa më mirë për të treguar vlerat e mia dhe të trajningut shqiptar”.- tha Erbim Fagu.
Më tej, Fagu ka folur për objketivin personal në këtë rrugëtim.
“Objektivi është të kem ecuri të mirë, të zhvillohem si trajner dhe pas disa vitesh shpresoj të drejtoj ekipet elitare në Holandë apo Evropë, kështu që shpresoj t’ja dal, por do bëj maksimumin për të arritur këtë objektiv që i kam vënë vetes”.-tha Erbim Fagu.
Një nisje e mbarë me Ado Den Hag do të thotë shumë për vijueshmërinë.
“Është e rëndësishme sepse profesioni ynë matet me rezultat, një ecuri e mirë më hap dyert për në të ardhmen për skuadra më të mëdha, sic janë ekipet elitare në Holandë”.- tha Erbim Fagu.
Erbim Fagu është një emër i njohur në vendin tonë, pasi ka luajtur për disa skuadra shqiptare më herët, ndërsa ka vendosur që karrierën si trajner ta vijojë jashtë kufijve.
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane