Gjirokastër/ Arsimi profesional, në rritje interesi nga të rinjtë

31 Gusht 2025 | 17:26

Në prag të nisjes së vitit të ri mësimor në Shkollën e Mesme Profesionale “Thoma Papapano” në Gjirokastër konstatohet një interesim në rritje nga të rinjtë për të vazhduar degët mësimore të saj. Me një traditë rreth 60-vjeçare në këtë shkollë të rinjtë vazhdojnë studimet e mesme për disa degë profesionale si shërbime mjete transporti,teknologji informacioni dhe komunikimi, etj.

“Nga regjistrimet e realizuara deri tani në shkollën profesionale “Thoma Papapano”  në Gjirokastër  është vënë re që ka regjistrime  në pesë drejtimet kryesore që janë pjesë e ofertës  së kësaj shkolle,  dhe kemi regjistrime në degën  shërbime mjete transporti, në drejtimin mësimor teknologji informacioni dhe komunikimi, termohidraulik dhe gjithashtu kemi regjistrime  në një numër më të pakët në drejtimin mësimor hoteleri turizëm dhe elektroteknik.”-tha Renata Puleri drejtoreshw e shkollws.

Në këtë shkollë është çelur dega e re e hoteleri-turizmit, e cila përgatit specialistët e rinj në këtë sektor jetik për ekonominë lokale.

“Drejtimi mësimor hoteleri turizëm  do ti shërbejë drejpërsëdrejti  punëtorëve të kualifikuar  që do të veprojnë  nesër  në këtë industri sepse tashmë  e dimë shumë mirë  që një pjesë e mirë e  familjeve në rrethin e Gjirokastrës jetojnë me turizëm” – tha Renata Puleri drejtoreshw e shkollws.

Tashmë arsimi profesional cilësohet një mundësi e mirë për kualifikimin e të rinjve në tregun e punës si dhe punësimin e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026