Arrestohet autori i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit të Parlamentit të Ukrainës
Policia e Ukrainës ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit të Parlamentit, Andriy Parubiy, i cili u ekzekutua me armë zjarri të shtunën në qytetin e Lvivit.
Lajmin e konfirmoi presidenti Volodymyr Zelensky, i cili e cilësoi krimin si një “vrasje të tmerrshme” dhe një çështje që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e vendit në kohë lufte.
“I dyshuari ka dhënë një dëshmi fillestare. Hetimet po vazhdojnë me urgjencë për të zbuluar të gjitha rrethanat e kësaj vrasjeje,” – shkroi Zelensky në Telegram.
Sipas ministrit të Brendshëm, Ihor Klymenko, i dyshuari u ndalua gjatë natës në rajonin e Khmelnytskyit, në perëndim të Ukrainës. Ai theksoi se krimi ishte planifikuar me kujdes, duke ndjekur lëvizjet e viktimës, përgatitur itinerarin dhe madje edhe planin e arratisjes.
Parubiy, 54 vjeç, kishte shërbyer si kryetar i Parlamentit nga prilli 2016 deri në gusht 2019.
Ai njihej gjithashtu si një nga figurat kryesore të protestave të viteve 2013-2014, të cilat kërkonin afrimin e Ukrainës me Bashkimin Evropian.
Presidenti Zelenskyy falënderoi forcat e rendit për reagimin e shpejtë dhe koordinimin në kapjen e autorit të dyshuar, duke theksuar se të gjitha detajet e kësaj vrasjeje duhet të bëhen të qarta.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq