Kush janë 10 të arrestuarit në Korçë për sherrin ku u përdorën thikat

1 Shtator 2025 | 13:44

Policia e Korçës ka zbardhur dinamikën e konfliktit të ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen nr. 1, në një lokal, ku mbetën të plagosur me thikë dy persona.

Në lokal ka shpërthyer një sherr fizik ku më pas janë përdorur dhe sende të forta si dhe thikat ndërsa janë shkaktuar dhe dëme materiale.

Në njoftimin e kësaj të hëne, policia njofton se janë vënë në pranga 10 prej persona që u përfshinë në konflik, një tjetër është shpallur në kërkim ndërsa gjatë hetimeve disa prej tyre kanë dhënë deklarata të rreme.

Po ashtu, është proceduar penalisht pronari i lokalit për punësimin e punonjësve të paregjistruar në organet kompetente.

Më konkretisht në njoftim thuhet se u arrestua 54-vjeçari Dritan Pino, banues në Korçë, i cili akuzohet për vrasje me dashje në tentativë, plagosje të rëndë dhe të lehtë me dashje, shkatërrim prone, deklarim të rremë para policisë, prishje të qetësisë publike dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Dritan Pino

Të arrestuarit e tjerë janë Petrika Ropi, 28 vjeç; Ilir Shukulli, 51 vjeç; Rafail Kocaqi, 21 vjeç; Salvi Asllan, 21 vjeç; Mihal Zhidro, 31 vjeç; Serxhio Mema, 25 vjeç; Gersi Dervishi, 37 vjeç; Sotiraq Shkurti, 31 vjeç; dhe M.L., 29 vjeç, të gjithë banues në Korçë, për veprat penale plagosje të rëndë dhe të lehtë me dashje, shkatërrim prone, deklarim të rremë para policisë dhe prishje të qetësisë publike.

Në kërkim është shpallur shtetasi E.K., 38 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar për përfshirje në konflikt.

Në vijim, është proceduar penalisht pronari i lokalit, shtetasi R.I., 45 vjeç, për punësim të paligjshëm, pasi kishte punonjës të paregjistruar. Materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026