Tentoi të fusë 49 iPhone kontrabandë në Durrës, kapet shoferi kosovar i kamionit

1 Shtator 2025 | 14:01

Një shofer kamioni 53-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi në kabinën e automjetit që drejtonte iu gjetën rreth 49 telefona celularë të markës iPhone.

Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasin kosovar S. I., 53 vjeç, pasi gjatë kontrollit në kamionin që ai drejtonte, në pjesën e kabinës u zbuluan dhjetëra celularë, për të cilët nuk kishte dokumentacion apo fatura blerjeje.

Celularët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me kamionin dhe 2 aparate të tjera celularë që ai përdorte.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026