Detyrimet e shtetit për largimet e padrejta nga puna, Malaj: Të dënohet për shpërdorim detyre kushdo që i bën

19 Maj 2021 | 17:01

Ish-ministri i Financave Arben Malaj tha për Euronews Albania se detyrimet e shtetit lidhur me largimet e padrejta nga puna janë një nga pikat më të dobëta që kërkojë një zgjidhje të menjëhershme ligjore.

Sipas tij, kostoja që krijohet në rritjen e borxhit është shumë e lartë për një vend që ka sfida të mëdha për arsimin, shëndetësinë dhe të ulë deficitin për një rritej të qëndrueshme ekonomike.

Për ish-ministrin është e nevojshme që largimi i padrejtë nga puna për individin që e bën atë të quhet shpërdorim detyre dhe të dënohet në bazë të ligjit.

“Këta persona nuk duhen lejuar më të punojnë në administratën publike. Ka institucione në Shqipëri ku paguhen 3 drejtorë, ai aktuale dhe të tjerët të mëparshëm. Nëse nuk ndodh ky ndryshim nuk do të ketë zhvillim.

Brenda mazhorancave qeverisëse në Shqipëri ka një luftë të brendshme dhe sa herë largohet një ministër bëhen ndryshime edhe në administratë dhe ky është një shpërdorim flagrant pushteti. Legjislacioni për administratën publike, presionet nga BE për moslëvizje të administratës janë bashkëkohore, por mentaliteti ynë vazhdon të jetë feudal”, tha z. Malaj.

I pyetur lidhur me lajmin e shpalljes ‘non grata’ nga SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha, z. Malaj shprehu keqardhjen që një politikan shqiptar kushdo qoftë ai të arrijë në këtë pikë.

Por vendimi i SHBA, sipas tij dhe sidomos përshkrimi që i është bërë se ka dëmtuar demokracinë, është i dhimbshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026