Trump: India ofroi të ulë tarifat për mallrat amerikane në zero, por tani është vonë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se India ka ofruar të ulë tarifat e saj për mallrat amerikane në zero, por se tani është “tepër vonë”.
“Tani ata kanë ofruar të ulin tarifat e tyre në zero, por është tepër vonë. Duhet ta kishin bërë vite më parë”, tha Trump në një postim në rrjetin social TruthSocial, raporton Reuters.
Ai i quajti marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Indinë “të njëanshme”.
Deklarata e Trump erdhi pasi SHBA-të vendosën tarifa deri në 50 për qind për mallrat indiane dhe ndërsa kryeministri indian Narendra Modi merr pjesë në një samit 2-ditor të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në qytetin kinez Tianjin, i cili përfundon sot.
SHBA-të vendosën tarifa ndaj Indisë pasi vendi refuzoi të ndalonte blerjen e naftës ruse.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje