Gazetarja zbulon emrin e ish-kryebashkiakut që mund të marrë postin e ministrit

1 Shtator 2025 | 21:29

Kabineti i ri i qeverisë do të mblidhet më datë 11 shtator në orën 10:00, dhe lidhur me këtë gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu raportoi në “Now” se një emër i diskutuar që pritet të marrë postin e ministrit, është ish-kryebashkiaku Ervin Demo.

Kryeministri Edi Rama do të jetë përballë anëtarëve Asamblesë së PS-së, nga ku do të shpalosë kabinetin e qeverisë “Rama 4”.

Shehu shton se kabineti i qeverisë pritet të përbëhet nga emra të ndryshëm duke përfshirë të rinj, teknikë por gjithashtu figura politike.

“Në kabinetin e qeverisë që pritet të mblidhet të enjten e ardhshme të 11 shtatorit, mësohet se do përfshihen emra të rinj dhe teknikë por, nuk përjashtohen edhe figura politike që kanë qëndruar krah kryeminsitrit Rama, kur kanë qenë thjeshtë deputetë apo kryetar komisionesh dhe në një moment të caktuar i ka privuar me një post ministri.

Nëse do ketë një post apo ministri për drejtuesit politikë të qarqeve, pritet të shpërblehen ata të cilët kanë post politik, dhe një nga emrat më të diskutuar është dhe ish-kryetari i bashkisë së Beratit Ervin Demo, tashmë deputet i PS-së në këtë qark”, theksoi gazetarja Shehu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026