Xi Jinping dhe Putin bashkojnë forcat, sulmojnë perëndimin: Gati për një rend të ri
Në samitin e Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO), zhvilluar në Tianjin të Kinës, liderët e Rusisë, Indisë dhe Kinës Vladimir Putin, Narendra Modi dhe Xi Jinping dhanë një mesazh të qartë për bashkëpunim strategjik në një botë në ndryshim.
Pamjet e Putinit dhe Modit duke ecur dorë për dore drejt takimit me Xi-në, pasqyruan atmosferën e afrimit të “Jugut Global” përballë rendit të udhëhequr nga Perëndimi.
Samiti theksoi ndarjen e thelluar gjeopolitike, SHBA, përfaqësuar nga presidenti Donald Trump në një ditë pushimi, kritikoi ashpër Indinë për marrëdhëniet e saj me Rusinë, duke përmendur deficitet tregtare dhe blerjet e mëdha të energjisë dhe armëve nga Moska.
Ndërkohë, Modi e cilësoi raportin me Rusinë si “të veçantë dhe të privilegjuar”, duke riafirmuar lidhjet e forta dypalëshe, megjithëse kërkoi përfundimin sa më të shpejtë të luftës në Ukrainë. Putin, në linjë me qëndrimin e tij të zakonshëm, fajësoi Perëndimin për nisjen e konfliktit dhe deklaroi se është arritur një “kuptim i përbashkët” me Trump në një takim të fundit, pa dhënë detaje.
Në përfundim të samitit, u miratua një deklaratë e përbashkët që dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, ngre shqetësimin për krizën humanitare në Gaza dhe thekson të drejtën e popujve për vetëvendosje.
Ukraina nuk u përmend, pavarësisht referencave ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial.
Xi Jinping, duke hapur punimet, kritikoi “mentalitetin e Luftës së Ftohtë” dhe promovoi një iniciativë të re për qeverisje globale, me synimin për një rend botëror më të drejtë dhe të barabartë, raporton Corriere Della Sera.
Ndër vendimet konkrete të marra në samit ishin themelimi i një banke zhvillimi të përbashkët dhe marrëveshje në fusha si bujqësia, teknologjia, shëndetësia dhe mbrojtja.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia