Gjirokastra e vizitorëve, 80% të kapaciteteve të prenotuara për sezonin e vjeshtës

2 Shtator 2025 | 18:36

Në këtë fillmshtatori Gjirokastra vazhdon të mirëpresë një numër të lartë turistësh ndërsa përgjatë këtij viti qyteti i gurtë është vizituar nga rreth 240 mijë turistë. Përfaqësuesit e biznesit lokal shprehen se pjesa më e madhe e turistëve udhëtojnë si familje apo individë. Turistët kryesisht të huaj në këtë periudhë preferojnë të vizitojnë monumentet e kulturës, vlerat natyrore dhe historike zonës së Gjirokastrës.

“Në qytet ndihet që ka lëvizje, ka numër të shtuar njerëzish,  për hir të së vërtetës këtë vit diçka ka  ndryshuar në turizëm d.m.th pjesa më e madhe janë individë ose  grupe të vogla individuale  d.m.th jo grupe siç ishim mësuar që të punonim jo se nuk ka pasur grupe po gjithsesi kjo pjesa individuale  dhe që drejtohet më shumë  nëpër këto shtëpitë e rregulluara, në guest-house ka pasur një nivel pak më të ulët nëpër hotele”, thotë Maksim Hoxha, kryetar i Dhomës së Tregtisë.

Trendi i lartë i vizitueshmërisë turistike pritet të vazhdojë edhe gjatë vjeshtës. Tashmë rreth 80% e kapaciteteve akomoduese janë të ezauruara për muajt shtator dhe tetor

“Gjirokastra është turizëm kulturor dhe muaji shtator-tetor janë muajt  të turizmit kulturor në gjithë botën, rezervimet vijnë nga të gjitha vendet e botës, vjet një numër të madh kanë qenë turistët nga Franca, Spanja, Gjermanët, të cilët në këtë periudhë korrik-gusht nuk para preferojnë Gjirokastrën po kalojnë tani në shtator-tetor, në përgjithësi nga gjithë bota”, shprehet Hoxha.

Tashmë turizmi cilësohet si dega kryesore e ekonomisë për sigurimin e të ardhurave dhe çeljen e vendeve të punës në qarkun e Gjirokastrës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026