Zjarri djeg magazinën me materiale bujqësore në Gjirokastër

10 Gusht 2025 | 13:16

Zjarri ka djegur një magazinë me materiale bujqësore në Gjirokastër si dhe dy automjete të parkuara në mjediset e saj.

Flakët u regjistruan në orët e mesditës së sotme ndërsa rrezikuan edhe stacionin e pompimit në burimin e Budukut prej të cilit furnizohet me ujë të pijshëm pjesa me e madhe e qytetit të Gjirokastrës dhe rrethinat.

Ndërhyrja e Shërbimit Zjarrfikës lokalizoi zjarrin në këtë zonë duke mos lejuar depërtimin e tij në stacionin e pompimit në Buduk.

Sipas zjarrfikësve të ndihmuara nga era dhe terreni i thatë flakët kishin rënë në një sipërfaqe të gjerë duke përfshirë edhe një magazinë ku kishte automjete të parkuara brenda dhe jashtë saj. Brenda magazinës ndodheshin materiale bujqësore ndërsa zjarri dëmtoi dy automjete të parkuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026