Dita e gjashtë nën flakë, përkeqësohet situata me zjarret në Finiq

10 Gusht 2025 | 11:22

Dita e gjashtë sot që disa fshatra në bashkinë Finiq vijojnë të jenë nën pushtetin e zjarrit. Edhe sot situata vijon të përkeqësohet me ritme alarmante.

Zjarri nisi në mal në Dhrovjan dhe ka kaluar fshat pas fshati duke lënë pas gjurmë të dukshme nga djegia. Mbrëmjen e së shtunës dhe gjatë gjithë natës të së dielës është luftuar në fshatrat Livinë, Krongj, Velahovë, dhe sot edhe në fshatin Ardhasovë.

Në fshatin Krongj është djegur vetëm Kisha e fshatit, ndërsa janë evakuuar banorët. Ndërsa  në fshatin Livinë dhe Velahovë janë djegur disa shtëpi.

Zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak edhe të erës dhe temperaturave të larta.

Forcat zjarrfikëse të Finiqit, Sarandës, Konispolit dhe Delvinës, ndodhen në terren dhe po punojnë në kushte tepër të vështira për të vënë nën kontroll vatrat aktive, ndërsa është kërkuar ndërhyrje shtesë nga forcat qendrore dhe tjetër ndihmë nga ajri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026