Trump thotë do të zhvillojë bisedime për Ukrainën në ditët në vijim
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha të mërkurën se synon të zhvillojë bisedime për luftën në Ukrainë në ditët e ardhshme, pasi në samitin i tij në gusht me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, nuk solli ndonjë përparim.
Trump është i zhgënjyer nga pamundësia për ta ndalur luftën pushtuese të Rusisë në Ukrainë, e cila nisi në shkurt të vitit 2022, pasi fillimisht kishte parashikuar se do të ishte në gjendje ta përfundonte shumë shpejt kur e mori detyrën në janar.
Trump tha se do bisedimet do të mbahen në ditët e ardhshme.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Trump pritet të flasë të enjten në telefon me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Presidenca franceze tha më herët të mërkurën se disa liderë evropianë, përfshirë Zelenskyn dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, do ta telefonojnë Trumpin të enjten pasdite.
Ky telefonatë pritet ta pasojë një takim kryesisht virtual të enjten, i organizuar nga Franca, me rreth 30 vende, për të diskutuar përpjekjet e tyre të fundit për t’i ofruar Ukrainës garanci të sigurisë, sapo të ketë marrëveshje paqeje me Rusinë.
Liderët evropianë pritet gjithashtu ta dënojnë Moskën për mungesë vullneti për bisedime për paqe.
Putin ka treguar pak interesim për t’i dhënë fund luftës, pasi ai dhe Trump shprehën optimizëm për të bërë përparim gjatë takimit të tyre në Alaskë më 15 gusht.
“Unë nuk e kam asnjë mesazh për presidentin Putin”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit me presidentin polak, Karol Nawrocki.
“Ai e di qëndrimin tim dhe ai do ta marrë një vendim në një mënyrë apo tjetër. Çfarëdo vendimi që të marrë, ne ose do të jemi të kënaqur me të, ose të pakënaqur, dhe, nëse do të jemi të pakënaqur, ju do ta shihni çfarë do të ndodhë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë