Lëvizte i armatosur me pistoletë, vendoset në pranga 22-vjeçari në Tiranë

4 Shtator 2025 | 10:36

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion në kuadër të luftës kundër mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, duke vënë në pranga një 22-vjeçar në fshatin Krrabë.

Operacioni i koduar “Village”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, u organizua pas administrimit të një informacioni të siguruar në rrugë operative, që çoi në lokalizimin dhe ndalimin e të riut me iniciale R. Rr.

Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij u gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje. Sipas policisë, sapo ka vërejtur shërbimet policore, i riu ka tentuar të largohet, por është kapur falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të rendit.

Materialet procedurale i janë referuar tashmë Prokurorisë së Tiranës, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur nëse i riu ka lidhje me ngjarje të tjera kriminale apo individë të përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026

35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve

Tregtia me vendet e huaja është rritur me 13% në muajin qershor. Në vlerë, vendi ynë ka përfituar nga eksportet, 35,4 mld lekë. Eksportet shqiptare...
18:13 | 17/07/2026