Shkollat në Shkodër gati për sezonin e ri mësimor, 8 mln € investime në total

4 Shtator 2025 | 16:49

E hëna e 8 shtatorit do të rikthejë në bankat e shkollës nxënësit në të gjithë vendin.

Drejtuesja e ZVA Shkodër Briseda Kadija thotë se janë 10.800 nxënës që do nisin të hënën vitin e ri shkollor, rreth 200 nxënës më pak se viti i kaluar.

“Numri i regjistrimeve nuk është shumë i luhatshëm në krahasim me vitin që lamë pas. Vitin që lamë pas kemi pasur rreth 11 mijë regjistrime në shtator në arsimin publik ndërsa këtë vit kemi rreth 10800 regjistrime në arsimin publik duke përfshirë klasën e parë”, thotë Kadija.

Drejtuesja e ZVA konfirmon se nuk do të ketë asnjë shkollë të mbyllur në qarkun e Shkodrës.

“Në varësi dhe të regjistrimeve nuk kemi shkolla që rrezikojnë të mbyllen. Kemi shkolla qendër dhe shkolla vartëse. Nëse do vendosim që një shkollë vartëse të mbyllet sigurisht do të jetë në dakordësinë e komunitetit”, shprehet drejtuesja e ZVA Shkodër.

Shkolla 9-vjeçare “Ndre Mjeda” është një nga institucionet e rikonstruktuara plotësisht dhe që hap dyert këtë vit shkollor. Drejtuesja Nevila Zhabjaku thotë se që falë këtij investimi nuk do të ketë më mësim me dy turne në këtë shkollë.

“Punimet kryesore kane përfunduar dhe ka nisur furnizimi me bazën materiale. Jemi ne fazën finale te përgatitjeve, gati për të hapur dyert në fillim te sezonit. Për herë të parë, mësimi do të zhvillohet me klasa paradite. Interesi për regjistrime ka qenë i lartë: rreth 100 nxënës në klasat e para dhe rreth 50 ne klasat e tjera. Në total, shkolla do të mirëpresë 730 fëmijë këtë vit”, thotë ajo.

8 milionë euro është vlera e investimeve që ka kryer Bashkia Shkodër për sistemin arsimor parauniversitar.

“Sot janë rreth 11 shkolla që kanë një restaurim me vlerë mbi 8 milionë euro ku përveç shkollave në kemi dhe një linjë tjetër që është linja e investimeve në kopshte dhe përveç kopshteve kemi dhe infrastrukturën sportive që ka një program të veçante. Kjo po bëhet me një standard të lartë për sa i përket mënyrës së investimeve si në aspektin funksional dhe estetik”, shprehet Rudin Beka, nënkryetar i Bashkisë Shkodër.

Ndërkohë, në proces është shkolla “Kolë Idromeno” dhe gjatë këtij viti pritet të nisë puna edhe për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri

Është vënë në pranga këtë të premte nga Policia e Tiranës 65-vjeçari Xhelal Muka, i cili një ditë më parë përplasi për vdekje një 74-vjeçare...
13:32 | 24/07/2026

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin që po zhvillohet në fshatin...
13:31 | 24/07/2026

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)

Një stuhi e fortë shiu, e shoqëruar me breshër, ka përfshirë këtë të premte qytetin e Elbasanit. Reshjet me intensitet të lartë vijojnë, duke vështirësuar...
13:17 | 24/07/2026