Rritet cilësia e ndërhyrjeve kirurgjikale në tru, QSUT pajiset me mikroskop të ri
Shërbimi i Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është pajisur me një mikroskop operator të teknologjisë së avancuar, i cili do t’u vijë në ndihmë mjekëve gjatë ndërhyrjeve në tru dhe shtyllën kurrizore.
Pajisja e re mundëson zmadhim të imazhit me saktësi të lartë, duke i lejuar ekipit mjekësor të ndërhyjë në zona të thella të trurit pa dëmtuar strukturat përreth.
“Pacienti do të përfitojë një operacion më të sigurt. Kemi ndërhyrje të zakonshme, të komplikuara dhe shumë të komplikuara. Me këtë mikroskop shkurtim koha e operacionit, çka ul rrezikun e infeksioneve dhe qëndrimin në spital. Gjithashtu përmirësohet ndjeshëm bashkëpunimi në sallë, pasi tani gjithë ekipi sheh të njëjtën pamje, jo vetëm kirurgu si më parë,” – shpjegon Artur Xhumari, shef i Shërbimit të Neurokirurgjisë.
Në këtë shërbim kryhen rreth 1700 ndërhyrje në vit në tri salla operatore, ndërsa 25-30% e tyre kërkojnë përdorimin e mikroskopit operator për të arritur standardin mjekësor të nevojshëm.
Aktualisht, të tri sallat janë të pajisura me mikroskop, por pajisja e re është më moderne dhe ndikon ndjeshëm në shkurtimin e kohës së operacionit, që në rastet neurokirurgjikale mund të zgjasin shumë orë.

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar