Departamenti i Drejtësisë Amerikane publikon raportin për rastin McGonigal
Departamenti i Drejtësisë Amerikane publikoi raportin e plotë për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, ku trajtohen dhe lidhjet me oligarkun rus, Oleg Deripaska por edhe me Shqipërinë.
Sipas raportit, ish-zyrtari i rëndësishëm i kundërzbulimit ka abuzuar me pozitën dhe disiplinën duke minuar integritetin e FBI-së.
“Përmes skemës së tij, McGonigal ka dëmtuar me qëllim një çështje penale të rëndësishme, ka shkelur besimin publik dhe ka kompromentuar integritetin e FBI-së”, citohet në raport.
Në raportin prej 21 faqesh thuhet se McGonigal ka qenë në Shqipëri në shtator dhe nëntor të vitit 2017 ku është takuar me kryeministrin e vendit.
“Personi B gjithashtu priti McGonigal në Shqipëri në shtator dhe nëntor 2017. Gjatë udhëtimit të shtatorit 2017, Personi B organizoi një darkë private midis McGonigal dhe Kryeministrit të Shqipërisë, dhe McGonigal u takua përsëri me Kryeministrin gjatë udhëtimit të tij të dytë në Shqipëri 2 muaj më vonë. McGonigal nuk ia zbuloi ekipit të çështjes së FBI-së kontaktin e tij të vazhdueshëm me Personin B. Sipas Agjentit Special Mbikëqyrës, McGonigal shpesh kërkonte përditësime të çështjes se kush do të arrestohej dhe kur, ndërkohë që nuk i zbulonte ekipit se ai po vazhdonte të takohej me Personin B. McGonigal gjithashtu nuk i raportoi FBI-së kontaktet e tij të vazhdueshme me Personin B, një shtetas të huaj, dhe as nuk i raportoi siç duhet udhëtimet e tij jashtë vendit me Personin B, siç McGonigal ishte i detyruar të bënte sipas politikës së FBI-së dhe si kusht për lejen e tij të sigurisë”, thuhet në raport.
McGonigal është dënuar në SHBA me 2 vendime penale, në total me 78 muaj burg.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij