Gazetari për çështjen McGonigal: Përfitoi favore dhe biznese në Shqipëri
Gazetari Basir Çollaku tha në një intervistë të zhvilluar këtë të martë në Euronews Albania se dosja McGoningal është një dosje shumë e rëndësishme në Prokurorinë e Posaçme. Sipas tij për këtë dosje do duhet të thirren për të dëshmuar Edi Rama, Damian Gjiknuri, Taulant Balla dhe Erion Veliaj.
Sipas gazetarit, takimet që kryeministri ka pasur me McGonigal janë të natyrës informale. Ai tha se brenda kësaj historie ka patur edhe histori shërbimesh, kineze, apo ruse. Gjithashtu sipas Çollakut, McGonigal ka përfituar biznese dhe favore jo të ligjshme në Shqipëri.
“Takimet janë informale, zotëria ka përfituar biznese dhe favore jo të ligjshme në Shqipëri. Shkelja tjetër është pranuar edhe si fajësi nga vetë McGonigal, që janë marrë para për të nisur një hetim për një parti politike në Shqipëri. Kjo është një akuzë e pranuar dhe e pranuar që këto para kanë ardhur nga njerëz të lidhur me qeverinë.
Në projektvendimin e shteteve të bashkuara thuhet se McGonigal është korruptuar nga qeveria shqiptare. Këto tashmë janë materiale hetimore dhe gjyqësore, nuk janë materiale informative apo mediatike. Në këtë kontekst unë çmoj se ky standard i kësaj drejtësie amerikane do të dëshironim të transferohej edhe në Tiranë. Ajo letër-porosi unë besoj është dërguar nga prokuroria e posaçme e Shteteve të Bashkuara në Uashington. Aty ka me mijëra faqe përgjimesh”,-tha Çollaku.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ish-e dashura e Mc Gonigal zbulon çfarë i tregoi FBI-së për Shqipërinë
- Ish-e dashura e Mc Gonigal zbulon çfarë i tregoi FBI-së për Shqipërinë
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 14:40 U rrëzua duke ruajtur bagëtitë në mal, ndërhynë policia e Lezhës. I moshuari transportohet në spitalin e Traumës
- 14:30 Akuza për ryshfet, 36 persona nën hetim në Turqi. Mes tyre edhe një kryetar bashkie në Ankara
- 14:21 Vrasja e ish-ministres Ann Widdecombe, policia britanike liron të dyshuarin 26-vjeçar
- 14:11 Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
- 14:10 Tajfuni Bavi, evakuohen 600,000 persona në Kinë
- 14:04 Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit