“Nuk e dimë nëse janë me pesticide”, apeli i qytetarëve për produktet bujqësore

5 Shtator 2025 | 17:10

Kroacia ka asgjësuar 4 tonë domate shqiptare, pasi ato rezultuan të spërkatura me sasi helmi që vret insektet (klorfenapir) pesë herë më shumë se norma e lejuar.

Ndërsa më 22 gusht, shteti kroat asgjësoi edhe 5 tonë pjeshkë nga Divjaka, për shkak të prezencës së lartë të metalit të rëndë nikel në frutat e zhdëmtuara.

Në njoftimin zyrtar të EFSA (Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore) është publikuar rezultati i analizave laboratorike, ku niveli i lejuar i klorfenapirit është 0.01 mg/kg, ndërsa në domatet e analizuar është gjetur niveli 0.06 mg/kg.

Domatet e rrezikshme janë prodhuar në tokat bujqësore të Beratit, ndërsa pjeshkët vinin nga zona e Divjakës.

Megjithatë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shprehet se asnjë prej sasive të domateve me përmbajtje të lartë të helmit nuk është hedhur në tregun vendas.

Të prekurit direkt janë konsumatorët, të cilët shprehen të frikësuar dhe të pasigurt për produktet që konsumojnë çdo ditë.

“Në treg i blejmë, por nuk i hamë fare, janë pa shije. Ata që i prodhojnë duhet të përdorin më pak pesticide, të mos i hedhin shumë”

“Sa vite i hamë dhe shumë njerëz janë sëmurë, janë hapur shumë diagnoza. Këto janë shumë të dëmshme për organizmin, sidomos për fëmijët, por nuk merret asnjë masë”

“Nuk i dalloj dot nëse janë me pesticide, vetëm i shoh nëse janë të freskëta,” thonë disa qytetarë.

Nga ana tjetër, tregtarët theksojnë se në treg nuk mungojnë prodhime cilësore dhe domate të rritura pa pesticide.

“Është domate Zall-Bastari, origjinale, jo si ato të lyerat apo ato që thonë se janë me pesticide. Kur ka pesticide, domates i ndjehet në bisht, ndërsa kjo ka gjithë tulin. Ndërsa kjo lloj pjeshke kushton 200 lekë kilogrami, dhe për këtë nuk besoj që ka shumë pjeshkë me pesticide për eksport,” thotë një tregtar.

Ekspertja e sigurisë ushqimore, Esmeralda Ballesha, theksoi se duhet të jemi më të kujdesshëm dhe apeloi për forcimin e kontrolleve dhe për zbatimin e rregullave nga fermerët për përdorimin e pesticideve.

“Duhet informacion i qartë për fermerët për përqindjen e duhur të përdorimit të pesticideve. Gjithashtu duhet të ketë monitorim të produkteve që shiten në treg. Përdorimi i tepërt lë shenja në organizmin tonë. Duke pasur parasysh se pothuajse gjithçka është e kontaminuar, duhet të jemi të kujdesshëm. Problemet mund të jenë afatgjata dhe të shfaqen si sëmundje. Është e vështirë t’i dallosh këto probleme, edhe si ekspert, e vetmja mënyrë është përmes analizave laboratorike,” tha Esmeralda Ballesha, eksperte e sigurisë ushqimore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026