Mediat turke: Muçi ndryshon fanellë, lë Besiktasin për rivalët në Superligën turke

5 Shtator 2025 | 19:04

Mediat turke raportojnë se e ardhmja e Ernest Muçit tashmë është e vendosur.

Sipas prestigjiozes “Hurriyet”, klubi i Besiktas ka arritur një marrëveshje për huazimin e futbollistit shqiptar te Trabzonspor për një periudhë njëvjeçare.

Aktualisht, lojtari dhe drejtuesit e Trabzonsporit po finalizojnë detajet e kontratës, me synimin që gjithçka të mbyllet para nisjes së kampionatit të ri.

24-vjeçari, i cili ishte pjesë e listës së Kombëtares për ndeshjet e shtatorit, humbi grumbullimin për shkak të një dëmtimi dhe u zëvendësua nga Kristian Shpendi.

Gazetari Nurgül Günaydın raporton se marrëveshja përfshin edhe një opsion blerjeje në fund të huazimit, ndërsa lojtari pritet të mbërrijë në qytetin e Trabzonit ditën e shtunë.

Muçi iu bashkua Besiktasit në vitin 2024, pas një transferimi nga Legia Varshavë për shumën e 10 milionë eurove.

Gjatë periudhës me bardhezinjtë, ai ka regjistruar 61 paraqitje, duke realizuar 11 gola dhe 4 asiste.

Kontrata e tij me Besiktaşin është e vlefshme deri në vitin 2027, por pas huazimit, ai do t’i bashkohet përkohësisht skuadrës së Detit të Zi.

Gjithashtu, Legia Varshavë do të përfitojë 10% të fitimit neto nga një shitje e mundshme në të ardhmen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell

Bayer Leverkusen shkarkoi Kasper Hjulmand të enjten pas më pak se një viti në krye dhe punësoi ish-trajnerin e Toulouse, Carles Martinez Novell, si zëvendësues...
16:53 | 04/06/2026

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026