Izraeli kundërshton qëndrimin e Egjiptit për zhvendosjen e palestinezëve në Gaza

5 Shtator 2025 | 20:16

Zyra e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, reagoi ashpër ndaj deklaratës së Egjiptit që kundërshton zhvendosjen masive të palestinezëve nga Gaza dhe e cilëson atë si një formë gjenocidi. Kjo përgjigje vjen ndërsa ofensiva izraelite në Gaza po vazhdon dhe mijëra banorë të qytetit sfidojnë urdhrat për t’u larguar nga zona e konfliktit.

Në një deklaratë të premten, Zyra e Netanyahut akuzoi Ministrinë e Jashtme egjiptiane se po “preferon të burgosë banorët e Gazës që duan të largohen nga zona e luftës kundër vullnetit të tyre”. Sipas Izraelit, kryeministri Netanyahu ka theksuar se secili individ ka të drejtën themelore për të zgjedhur vetë se ku dëshiron të jetojë, veçanërisht në kohë lufte.

Ndërkaq, Ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty, në një konferencë për shtyp në Nikozia, theksoi se “zhvendosja nuk është një opsion dhe është një vijë e kuqe për Egjiptin, të cilën nuk do ta lejojmë të ndodhë.” Ai shtoi se “zhvendosja do të ishte likuidim dhe fundi i kauzës palestineze,” duke shtuar se nuk ekziston asnjë bazë ligjore, morale apo etike që të justifikojë dëbimin e njerëzve nga atdheu i tyre.

Ky përplasjes mes Izraelit dhe Egjiptit rrit tensionet në rajon, ndërsa situata humanitare në Gaza po rëndohet përditë nga luftimet dhe urdhrat për evakuim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026