Tragjedi në plazhet e Sidneit, peshkaqeni sulmon për vdekje një sërfist
Një burrë 57-vjeçar ka humbur jetën pasi u sulmua nga një peshkaqen i madh të shtunën në mëngjes, në Long Reef Beach, në bregun verior të Sidneit në Australi.
Sipas autoriteteve, viktima ishte një sërfist me përvojë dhe ndodhej në ujë prej rreth 30 minutash kur ndodhi sulmi, pak pas orës 09:30 të mëngjesit.
Ai po bënte sërf së bashku me një grup miqsh, të cilët arritën të kthehen në breg të padëmtuar.
Policia e Uellsit të Ri Jugor (NSW) konfirmoi se trupi i 57-vjeçarit u gjet më vonë duke lundruar në ujë, me dëmtime të rënda dhe mungesë të disa gjymtyrëve.
Sipas detektivit John Duncan, burri ishte rreth 100 metra larg bregut kur u sulmua dhe u zhduk nën ujë së bashku me dërrasën e surfit.
“Pati disa sërfistë të tjerë që e panë në dallgë dhe arritën ta nxjerrin jashtë ujit,” tha Duncan. “Por, për fat të keq, ai kishte humbur shumë gjak dhe nuk mund të ringjallej.”
Detektivi Duncan e përshkroi ngjarjen si një incident të rrallë dhe të pazakontë. “Sulme të tilla ndodhin shumë rrallë në këtë zonë,” theksoi ai.
Autoritetet kanë mbyllur përkohësisht plazhin dhe kanë nisur hetimet për të përcaktuar llojin e peshkaqenit të përfshirë në sulm.
Ekspertë nga Departamenti i Industrive Parësore po bashkëpunojnë me policinë për analizat e mëtejshme, ndërsa dronë janë vendosur për të monitoruar zonën për ndonjë aktivitet tjetër të peshkaqenëve.

LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM