Turisti gjerman gjendet pa shenja jete në një hotel në Gjirokastër

6 Shtator 2025 | 15:34

Një shtetas gjerman është gjetur pa shenja jete në një hotel në qytetin e Gjirokastrës, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për H. S., 72 vjeç, i cili është gjetur i pajetë në dhomën e tij të hotelit. Nga hetimet paraprake, rezulton se në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila pritet të bëjë vlerësimin e mëtejshëm të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026