Osmani në 26-vjetorin e krijimit të Policisë së Kosovës: Simbol i dinjitetit

6 Shtator 2025 | 21:14

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka premtuar mbështetjen e vazhdueshme institucionale për Policinë e Kosovës si një institucion i besueshëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët.

Ai ka folur edhe mbi arrestimet e personave të dyshuar për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë kohës së luftës në Kosovë, teksa ka akuzuar Serbinë se po vazhdon të diskriminojë shqiptarët e Luginës duke mos i integruar në institucionet e sigurisë, duke dëshmuar se mbetet një vend autokrat.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla tha se integriteti mbetet vlerë themelore për Policinë e Kosovës, e cila ka dëshmuar se është në shërbim të drejtësisë dhe sigurisë së qytetarëve tanë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka folur mbi rrugëtimin e këtij institucioni të rëndësishëm të sigurisë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Në këtë ceremoni solemne, për punën e madhe dhe kontributin e madh janë dekoruar 27 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, dy medalje për shërbim të dalluar, 13 medalje për lavdërim policor, shtatë lëvdata dhe pesë mirënjohje. Po ashtu është prezantuar monografia kushtuar 26 vjet punë e përkushtim të dalluar të Policisë së Kosovës në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

Me rastin e 26-vjetorit të Policisë së Kosovës janë mbajtur aktivitete të ndryshme policore dhe sportive. Aktivitetet kanë vazhduar me një demonstrim të njësive policore para fëmijëve të grup-moshave të ndryshme shkollore.

Po ashtu, në të gjitha drejtoritë rajonale policore ka qenë porta e hapur, për pritjen e qytetarëve që kanë shprehur interesim për t’i vizituar stacionet policore dhe për t’i takuar nga afër zyrtarët policorë.

Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka hapur Shkollën e policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të policisë. Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të PK-së filloi trajnimin më 6 shtator 1999. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës. Ajo sot ka mbi 10 mijë pjesëtarë, djem e vajza nga të gjitha komunitetet në çdo cep të Kosovës.

Përkushtimi i policisë në shërbim të qytetarëve i bën edhe më të këmbëngulur drejt respektimit të ligjit dhe ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim me moton e këtij manifestimi të sivjetmë – “Ditë e natë në shërbim, jam emblemë e shtetit tim”./Kosovapress

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026