Sherr me thika mes fqinjëve në Durrës, 1 i plagosur
Një konflikt banal mes fqinjëve ka përfunduar me plagosje me thikë në Durrës. Ngjarja është regjistruar mesditën e sotme, ku një i ri rreth 22 vjeç ka goditur me thikë fqinjin e tij.
I plagosuri u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në konflikt është përfshirë edhe babai i autorit, si dhe disa persona të tjerë, të cilët janë shoqëruar në komisariatin e Durrësit.
Plagosja me thikë ka ndodhur në lagjen nr, 15 në Durrës, e njohur si zona e Spitallës. Familjet e përfshira banojnë pranë njëra tjetrës.
Burime nga policia bëjnë me dije për Euronews Albania se në Urgjencën e spitalit të Durrësit kanë mbërritur dy persona të plagosur, njëri me thikë dhe tjetri me sende të forta.
Forcat e rendit janë vënë në ndjekje të autorit ndërsa të tjerë janë shoqëruar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mblidhen protestuesit e parë para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët (VIDEO)
Arrestohet shqiptari në Britani, la fëmijët vetëm në shtëpi për të takuar një 14-vjeçare që kishte njohur në internet
Zbardhen rrethanat e plagosjes me armë në Pogradec, kush janë 4 autorët që tentuan të vrasin 35-vjeçarin (EMRAT)
- 10:10 Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
- 10:06 Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
- 10:04 Rubio: Do rivendosim unitetin në Libi
- 10:00 Spiropali: Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e re, do vijoj të jem pjesë e PS
- 09:48 Mblidhen protestuesit e parë para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët (VIDEO)
- 09:45 Iraku mirëpret bisedimet SHBA-Iran