FOTO/ “Hëna e Përgjakur” ndriçon edhe qiellin shqiptar, shpjegimi pas eklipsit total
Ashtu siç ishte paralajmëruar nga ekspertët, mbrëmjen e së dielës qielli dhuroi një nga spektaklet më të rralla astronomike: eklipsin total të Hënës, i njohur ndryshe si “Hëna e Përgjakur”.
Ky fenomen i jashtëzakonshëm ishte i dukshëm edhe nga territori i Shqipërisë, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe entuziastëve të astronomisë.
Gjatë eklipsit total, Hëna kalon plotësisht në hijen e Tokës, duke marrë një nuancë të kuqe, portokalli ose kafe.
Kjo ngjyrë unike është rezultat i mënyrës se si rrezet e Diellit përthithen dhe shpërndahen nga atmosfera e Tokës.
Ndërsa drita blu shpërndahet më shumë, drita e kuqe kalon më lehtë dhe reflektohet në sipërfaqen e Hënës, duke krijuar efektin e njohur si “Hëna e Përgjakur”.
Ky ishte një moment i veçantë për të gjithë ata që ndoqën fenomenin nga ballkonet apo hapësira të hapura, duke shijuar bukurinë e rrallë të natyrës dhe universin në lëvizje.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet



