EMRI/ Atentat ndaj vëllait të Denis Brajoviçit, Shkodra tronditet sërish
Shkodra është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë kriminale ku dy persona kanë humbur jetën ndërsa 2 të tjerë janë plagosur pasi janë qëlluar me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në mes të qytetit, pranë godinës së bashkisë.
Ata po pinin kafe në një lokal ndërsa janë qëlluar me breshëri kallshnikovi ku të vdekur kanë mbetur Armand Pali dhe Geridon Kraja ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Erogen Vaso, vëllai i Denis Brajoviçit dhe kamarjerja e lokalit Meri Kaceri.
Sipas burimeve paraprake, ata janë qëlluar nga një person me breshëri plumbash kallashnikovi.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shkodër / Informacion paraprak
“Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.
Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet