EMRI/ Atentat me armë zjarri në zemër të Shkodrës, një i vrarë dhe tre të plagosur
Një atentat i rëndë me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës, ku si pasojë ka humbur shtetasi Armando Pali dhe janë plagosur rëndë tre të tjerë.
Sipas informacioneve të para, katër persona po qëndronin në një lokal në zemër të qytetit kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifikuar.
Autori ka qenë me skafandër në kokë dhe me veshje ngjyrë blu, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.
Një prej të plagosurve është identifikuar si Erogen Vaso, vëllai i Denis Brajoviçit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Tre të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit rajonal të Shkodrës, ndërsa trupi i viktimës ndodhet ende në ambientet e lokalit ku ndodhi atentati.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të sulmit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme