FOTO/ U vu në pranga nga policia, kush është autori i dyshuar i atentatit në Shkodër
Lidhur me atentatin me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër, burime policore bëjnë me dije se është arrestuar autori i dyshuar, Ragip Gilaj, banues në Shkodër.
Policia bën me dije se ai është kapur bashkë me armën e krimit dhe makinën që ka tentuar të largohet. Në momentin e ngjarjes, i dyshuari Ragip Gilaj ishte me skafandër në kokë dhe me një veshje blu ndërkohë që ka hapur zjarr në drejtim të personave të plagosur.
Raportohet se i dyshuari Gilaj, është personazh i njohur për drejtësinë, kjo pasi në vitin 2023, konkretisht më datë 6 dhjetor është arrestuar në kaudër të një operacioni ku janë gjetur dhe sekuestruar disa paruke dhe municione. Pas kësaj, Ragip Gilaj u dënua me dy vite burg dhe mësohet se ka pak kohë që ka dalë nga burgu.
Lidhur me këtë atentat të ndodhur Shkodër me dy të vrarë dhe dy të plagosur, dyshohet se kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë.

2 të vdekur dhe 2 të plagosur/ Momenti i arrestimit të autorit të atentatit në Shkodër
Këto janë pamjet e arrestimit të autorit të dyshuar të atentatit me dy viktima dhe dy të plagosur, ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër.Forcat e policisë i janë vënë pas Ragip Gilajt pic.twitter.com/qKVtdwUJTy
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) September 8, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni