Rama: Samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027, sfidë e cila rimbledh udhëheqësit e BE-së

8 Shtator 2025 | 10:05

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një deklaratë të të hënën, më 8 shtator, gjatë Konferencës 3-ditore të Ambasadorëve Shqiptarë që po zhvillohet në Tiranë. Në fjalën e tij, Rama u ndal te roli i diplomacisë shqiptare, sfidat që e shoqërojnë atë dhe sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare.

Duke folur për angazhimin ndërkombëtar të Shqipërisë, Rama vuri theksin te një zhvillim historik për vendin, siç është ai i organizimit të Samitit të NATO-s në vitin 2027.

“Nuk dua të bëj një listë të të gjitha angazhimeve që Shqipëria ka pasur dhe aktualisht ka  apo synon të ketë në tryezat e institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, por dua të theksoj një moment historik dhe sfidues që është ai i organizimit të samitit të NATOS-s në Shqipëri në vitin 2027. Pra faktikisht më pak se 2 vite nga sot.

Në Shqipëri të rimblidhen të gjithë udhëheqësit e BE-së plus një numër tjetër udhëheqësish nga Europa dhe nga Amerika. Kjo është arritur tani ne duhet të përmbushin siç duhet të gjitha pritshmëritë që janë nga ana e Shqipërisë, dhe t’i tejkalojmë ato duke e shfrytëzuar ketë moment që Shqipëria mund të shkëlqejë botërisht”, tha Rama.

Ndërsa e cilësoi këtë si një mundësi unike për Shqipërinë, kryeministri kritikoi performancën e përfaqësive diplomatike jashtë vendit, veçanërisht në fushën e diplomacisë ekonomike.

“Sot, roli i përfaqësive tona në aspektin ekonomik është i dobët. Përjashto disa raste të veçanta që varen nga vullneti individual i ndonjë ambasadori, në tërësi kontributi është thuajse inekzistent. Edhe pse është mbajtur një konferencë e dedikuar për këtë çështje, rezultatet janë zhgënjyese,” theksoi Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026