Rama thirrje trupës diplomatike: Të fokusoheni në objektivin e integrimit në BE

8 Shtator 2025 | 10:12

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë të hënën e 8 shtatorit nga ku po mbahet Konferenca 3-ditore e Ambasadorëve Shqiptarë nëpër botë. Rama ka folur gjerësisht për rolin e diplomacisë dhe sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se të gjitha trupat diplomatike të Shqipërisë, kudo që ndodhen në botë, duhet të fokusohen në një objektiv të vetëm historik: Integrimin e Shqipërisë në BE.

“Konferenca tradicionale e ambasadorëve këtë vit vjen në një moment historik për rrugëtimin e Shqipërisë drejt majës së shumë ëndërruar të BE-së dhe, pa asnjë diskutim, të gjitha forcat e shërbimit tonë diplomatik, kudo, nga Brukseli e në çdo kryeqytet tjetër, duhet të fokusohen në radhë të parë te ky objektiv historik që tanimë është më afër se asnjëherë tjetër dhe duhet përmbushur me sukses procesi i negociatave për anëtarësim me ratifikimin me sukses të vendimit të anëtarësimit nga 27 parlamentet e vendeve anëtare të BE-së.

Sa i takon negociatave, ato zhvillohen në bazë dypalëshe mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, por e gjithë atmosfera rreth tyre ka një rëndësi të vetën dhe është e ndikueshme, siç e keni parë edhe në të shkuarën, nga faktorë të ndryshëm.

Prandaj është me rëndësi puna e përditshme diplomatike dhe fokusi i përditshëm, ku nevoja për ta ushqyer me energji pozitive nga Shqipëria, e politikëbërësit dhe opinionit publik”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026