“Të gjithë duan paqe”, Trump ultimatum Hamasit: O tani, o kurrë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar të dielën një deklaratë të fortë, të cilën e cilësoi si “paralajmërimi i fundit” drejtuar Hamasit, për të pranuar një propozim të ri për armëpushim të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.
Sipas Trump, Izraeli ka rënë tashmë dakord me marrëveshjen.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shkroi:
“Të gjithë duan që pengjet të kthehen në shtëpi. Të gjithë duan që kjo luftë të mbarojë! Ky është paralajmërimi im i fundit. Nuk do të ketë një tjetër.”
Propozimi është përcjellë Hamasit të dielën nga i dërguari special i SHBA-së, Steven Witkoff, dhe parashikon përfundimin e operacioneve ushtarake të Izraelit në këmbim të lirimit të menjëhershëm të të gjitha pengjeve.
Sipas burimeve diplomatike, Izraeli do të lironte deri në 3,000 të burgosur palestinezë, nëse marrëveshja finalizohet.
Aktualisht në Gaza mbeten 48 pengje, por besohet se vetëm rreth 20 prej tyre janë ende gjallë.
Nuk është hera e parë që Trump bën një deklaratë të tillë – një “paralajmërim i fundit” i ngjashëm u dha edhe në mars të këtij viti.
Megjithatë, mesazhi i tij i fundit vjen në një kohë të ndjeshme dhe rrit presionin publik mbi Hamasin, për të pranuar marrëveshjen që, sipas Uashingtonit, mund të sjellë fundin e konfliktit të gjatë.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura