Ngjarja e rëndë në Shkodër, kryebashkiaku Beci: Të jepet ndëshkimi i ashpër i ligjit

8 Shtator 2025 | 11:17

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social facebook mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në këtë qytet me plagosjen e dy personave dhe vrasjen e dy të tjerëve.

Beci shprehet se kjo ngjarje kriminale duhet të ndëshkohet maksimalisht, duke shtuar se ka kontaktuar edhe me strukurat kundër krimit me qëllimin garantimin e sigurisë së qytetarëve.

“Të dashur qytetarë,

Ky mëngjes për Shkodrën nuk ishte ai i zakonshmi, siç ndodh çdo ditë në qytetin tonë. Një ngjarje kriminale që duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit ka tronditur zemrën e qytetit.

Kam kontaktuar me Ministrin e Brendshëm dhe me të gjitha strukturat që luftojnë krimin, në emër të jetës dhe sigurisë së qytetarëve të Shkodrës, të cilët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla”, shkruan Benet Beci.

Atentati ndodhi në një lokal në zemër të qytetit, pranë bashkisë së Shkodrës. Sipas burimeve paraprake, autor i dyshuar i atentatit është Ragip Gilaj, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë automatike ndaj personave që ndodheshin në lokal.

Në sulm mbeti i vrarë Armando Pali, ish-punonjës i IMT-së, si dhe Geridon Kraja që raportohet të ketë qenë truproja i Erogen Vasos, ky i fundit edhe shënjestër e atentatit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026