Pësoi aksident teksa po largohej, si u arrestua autori i atentatit me dy viktima

8 Shtator 2025 | 10:39

Shkodra është tronditur mëngjesin e së hënës nga një atentat me armë zjarri në një lokal pranë godinës së bashkisë, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Viktimat janë identifikuar si Armando Pali, ish-punonjës i IMT-së dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, si dhe shtetasi Geridon Kraja. Të plagosur mbetën Erogen Vaso, alias Erogan Brajoviç, që dyshohet të ketë qenë objektivi i sulmit.

Plumbat kanë prekur dhe kamarieren e lokalit e cila ka mbetur gjithashtu e plagosur.

Autori i dyshuar i ngjarjes, Ragip Gilaj, tentoi të arratisej me motor, të cilin e braktisi në vendngjarje për t’u larguar më pas me një automjet. Gjatë ikjes ai pësoi një aksident në zonën e ish-kryqëzimit të “Degës” dhe u kap nga policia pas një ndjekjeje në një zonë të pabanuar. Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania, shihen efektivët teksa i vihen pas në vrap dhe e neutralizojnë.

Burime bëjnë me dije se Gilaj kishte qenë më herët i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge, por ishte liruar nga autoritetet. Ai dyshohet se është një vrasës me pagesë.

Ragip Gilaj

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026