FOTO/ Dyshohet si shënjestra e atentatit në Shkodër, kush është Erogen Vaso
Erogen Vaso, i njohur edhe si Erogen Brajoviç, 43 vjeç, është personi që mbeti i plagosur rëndë në atentatin me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e së hënës në Shkodër.
Erogen Vaso është vëllai i Denis Brajoviç dhe dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit, ku mbeti i plagosur rëndë.
Nga të shtënat me armë zjarri humbën jetën Armando Pali dhe Geridon Kraja, ndërsa u plagos edhe kamarierja e lokalit, Meri Kaceri.
Vaso ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër dhe më pas punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT).
Emri i tij doli në një dosje të SPAK në vitin 2023 si pjesë e grupit të strukturuar kriminal “Bajrat e Shkodrës”, ku u lëshuan 14 masa sigurie për vepra të rënda penale.
Vëllai i tij, Denis Brajoviç u arrestua në shkurt 2024 në kuadër të operacionit “Metamorfoza” dhe u ekstradua nga Dubai më 23 korrik 2025 ndërsa ndodhet në masë sigurie “arrest me burg”.
Për atentatin është arrestuar Ragip Gila, 29 vjeç, i cili kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu.
Ai ishte arrestuar në dhjetor 2023 pasi iu gjetën armë, municion, jelekë antiplumb, maska dhe paruke.

Skenë filmi në Shkodër, vr*u dy, plagosi dy të tjerë! Tentoi t’i ikte policies, por u aksidentua pic.twitter.com/uiLSHvGaOi
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) September 8, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
- VIDEO/ Efektivët me armë në duar ndjekin e arrestojnë autorin e atentatit në Shkodër
- Rëndohet bilanci atentatit/ 2 viktima në Shkodër, vdes truproja i Erogen Brajoviçit
- Ngjarja e rëndë në Shkodër, kryebashkiaku Beci: Të jepet ndëshkimi i ashpër i ligjit
- EMRI/ Atentat me armë zjarri në zemër të Shkodrës, një i vrarë dhe tre të plagosur
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës