Nga pushime luksoze në frikë për jetën, Karaibet përballen me dhunën në rritje

9 Shtator 2025 | 09:12

Turks dhe Caicos janë kthyer në një nga zonat më të rrezikshme përsa i përket shkallës së vrasjeve në rajonin e Karaibeve.

Vetëm në vitin 2023, u shënuan 48 vrasje në një popullsi prej më pak se 50,000 banorësh. Deri në gusht të këtij viti, numri kishte arritur në 24, përfshirë edhe të shtënat masive të korrikut, ku mbetën të vdekur katër persona dhe u plagosën nëntë të tjerë.

“Njerëzit janë shumë të frikësuar,” thotë Jacques Phanor, një pastor që jeton në ishullin kryesor të Providenciales. “Disa po largohen. Ekonomia është e mirë, por mjedisi i krimit është i tmerrshëm.”

Megjithëse numri i turistëve është në rritje – thuajse 2 milionë vizitorë në vitin 2024 – autoritetet shqetësohen se krimi mund të kërcënojë industrinë kryesore të ishujve, e cila përbën mbi dy të tretat e ekonomisë.

Një pjesë e krimeve po i atribuohet emigrantëve të paligjshëm nga Haiti, të cilët kalojnë vetëm 90 milje nga vendi i tyre për të arritur në Turks dhe Caicos, duke ikur nga dhuna dhe trazirat. Shumica e viktimave janë me origjinë haitiane.

Kryeministri Washington Misick e ka cilësuar të shtënat masive si vepër e bandave dhe u ka kërkuar liderëve të komunitetit haitian të ndihmojnë në ruajtjen e rendit. Por komuniteti ka reaguar kundër stigmatizimit të përgjithshëm të emigrantëve.

Ndërkohë, autoritetet kanë intensifikuar masat: orë policore, kontrolle në lokalet e natës, aksione ndaj banesave të paligjshme dhe deportime të shpejta për emigrantët pa dokumente.

Shumë të rinj me prejardhje haitiane përballen me mungesë statusi ligjor edhe pse kanë lindur në ishuj. Pasi mbarojnë shkollën, u mohohet e drejta për të punuar ligjërisht, çka i bën të ndjeshëm ndaj rekrutimit nga bandat.

Një raport i Kombeve të Bashkuara për Karaibet paralajmëron për përhapjen e dhunës dhe krimit të organizuar në rajon, të nxitur nga trafiku i drogës, armëve dhe mungesa e mundësive ekonomike.

Në një letër drejtuar qeverisë britanike, kryeministri Misick ka kërkuar ndihmë më të madhe për të përballuar situatën, duke kujtuar se siguria e brendshme është përgjegjësi e Mbretërisë së Bashkuar si fuqi administruese.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026