Shërbimet sekrete çeke dhe aleatët shkatërrojnë rrjetin e spiunazhit bjellorus

9 Shtator 2025 | 10:03

Një rrjet spiunazhi qw po ngrihej nga shërbimet sekrete të Bjellorusisë në disa vende evropiane është goditur nga agjencitë e inteligjencës të Republikës Çeke, Hungarisë dhe Rumanisë, bëri të ditur të hënën Shërbimi i Kundërzbulimit Çek (BIS).

Në një komunikatë zyrtare, BIS njoftoi se agjentë të saj, në bashkëpunim me partnerë evropianë, kanë identifikuar dhe çmontuar aktivitetet e spiunëve të KGB-së bjelloruse. Mes të përfshirëve u zbulua edhe një ish-zëvendëskryetar i Shërbimit të Inteligjencës së Moldavisë (SIS), i cili dyshohet se kishte dorëzuar informacione të klasifikuara tek shërbimet bjelloruse.

Autoritetet çeke ndërmorën gjithashtu masa diplomatike duke dëbuar një agjent bjellorus që operonte nën mbulesën e një diplomati. Ministria e Jashtme e Çekisë konfirmoi se ai është urdhëruar të largohet nga vendi brenda 72 orëve.

Kreu i BIS, Michal Koudelka, theksoi se rrjeti ishte krijuar duke shfrytëzuar lëvizjen e lirë të diplomatëve bjellorusë dhe rusë brenda zonës Schengen. Ai kërkoi kufizime më të forta për këtë kategori për të parandaluar aktivitete të ngjashme në të ardhmen.

Ndërkohë, në Rumani, Agjencia kundër krimit të organizuar (DIICOT) njoftoi se ka ekzekutuar një fletarrestim për një shtetas moldav 47-vjeçar, i cili dyshohet për tradhti. Ai kishte mbajtur më parë pozita të larta në SIS dhe akuzohet se ka zbuluar sekrete shtetërore te agjentët bjellorusë, duke rrezikuar sigurinë kombëtare. Hetimet tregojnë se gjatë viteve 2024–2025 i dyshuari është takuar dy herë me spiunë bjellorusë në Budapest, ku dyshohet se janë shkëmbyer udhëzime dhe pagesa.

Operacioni ndërkombëtar është mbikëqyrur nga Eurojust, agjencia e Bashkimit Evropian për bashkëpunim gjyqësor.

Bjellorusia, e drejtuar nga presidenti autoritar Alexander Lukashenko, aleat i ngushtë i Vladimir Putinit, ka qenë më parë në qendër të kritikave për mbështetjen që i dha Rusisë në pushtimin e Ukrainës, përfshirë lejimin e përdorimit të territorit bjellorus si bazë ushtarake dhe pranimin e raketave taktike bërthamore ruse.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026