Vuçeviç: Planet ushtarake të Kurtit, një hap drejt “Shqipërisë së Madhe”
Kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Millosh Vuçeviç, ka akuzuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, me pretendimin e paqenë se po nxit tensione në Ballkanin Perëndimor.
Në një postim në rrjetin social X, Vuçeviç reagoi ndaj deklaratave të Kurtit për një aleancë të mundshme ushtarake mes Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke e cilësuar këtë si një “kërcënim të drejtpërdrejtë për Serbinë dhe kombin serb” dhe një hap drejt “Shqipërisë së Madhe”.
“Kurti po përpiqet të shkaktojë përshkallëzim të konfliktit dhe të vërë në flakë rajonin. Aleancat ushtarake të drejtuara kundër Serbisë na rikujtojnë ngjarjet e viteve ’90 dhe qartësisht tregojnë se çfarë po përgatitet kundër popullit serb”, tha Vuçeviç.
Sipas tij, deklaratat e autoriteteve të Prishtinës përbëjnë shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila përcakton se KFOR-i është i vetmi formacion ushtarak i autorizuar në Kosovë.
“Ne jemi të gatshëm të mbrojmë popullin tonë dhe atdheun, por nuk dëshirojmë konflikt me askënd. Serbia nuk kërcënon dhe nuk tund armë, ndryshe nga ata që duan të na kthejnë në vitet ’90”, u shpreh ai.
Ai shtoi se Serbia po forcon kapacitetet e saj ushtarake dhe politike për të ruajtur stabilitetin rajonal dhe paralajmëroi se më 20 shtator në Beograd do të mbahet një paradë ushtarake, e cila sipas tij do të tregojë “sa moderne dhe e fuqishme është Serbia sot në funksion të paqes”.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës