Grupi “Për PD” kërkon shtyrjen e zgjedhjeve për kryetar: Data 13 qershor e pabazuar në statut

20 Maj 2021 | 15:39

Grupi “Për PD” në Partinë Demokratike kërkon shtyrjen e zgjedhjeve brenda partisë, të caktuara për t’u mbajtur më 13 qershor. Sipas tyre afrimi i procesit që sipas statuti duhej të mbahej më 22 korrik, shmang mundësinë për të analizuar rezultatin në zgjedhjet e 25 prillit dhe gjithashtu e konsideron vendimin e Këshillit Kombëtar të PD të pa bazuar në statut.

“Mbetemi të bindur dhe gjykojmë me përgjegjësi se caktimi i datës 13 qershor 2021 për zgjedhjen e kryetarit të partisë, është në shkelje të hapur të kërkesave për një garë të ndershme, të besueshme dhe të dobishme për vetë Partinë Demokratike. Një vendim i tillë paragjykon, ende pa filluar gara zgjedhore, rezultatin e saj! Aq më tepër dhe sidomos sepse një afrim i tillë i datës, duke ju shmangur datës 22 korrik 2021, të parashikuar nga Statuti i Partisë Demokratike të Shqipërisë si data më e afërt për zhvillimin e zgjedhjeve, nuk bazohet në asnjë përcaktim statutor dhe/ose nevojë të qenësishme, të kushtëzuar nga gjendja dhe zhvillimet politike”, thuhet në letrën dërguar kreut të PD dhe kryesisë.

Edhe pse në letrën dërguar Bashës nuk përmendet vendimi më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur person “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha nuk përmendet në mënyrë eksplicite, por thuhet se shtyrja e zgjedhjeve duhet bërë “në një kohë politikisht më të përshtatshme, duke pasur parasysh zhvillimet, është në dobi jo vetëm të Partisë, por edhe të vendit dhe të kombit tonë”.

“Duke mbetur në pritje të përgjigjes, shprehim edhe një herë gjithë përkushtimin tonë për të marrë pjesë me përgjegjësi në reformimin e thellë dhe të domosdoshëm të Partisë Demokratike të Shqipërisë, për ta ribërë atë mbartësen e shpresës së humbur të shqiptarëve, si në vitin 1990,   shprehësen politike dhe institucionale të vlerave më të mira që dallojnë një parti të qendrës së djathtë, si dhe vlerave të popullit dhe kombit shqiptar”, përfundon letra e grupimit “Për PD”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026