Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme publikon shifrat e procedimeve penale
Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se nga periudha parazgjedhore deri më 18 maj janë regjistruar 47 procedime penale në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Ky institucion thekson se nga këto çështje të regjistruara, gjashtë prej tyre kanë përfunduar, ndërsa katër persona janë vënë nën hetim.
“Nga çështjet e regjistruara kanë përfunduar 6 prej tyre me 4 persona në hetim, prej të cilave 3 procedime me 3 persona nën hetim janë transferuar në SPAK, 1 është pushuar, 1 është pezulluar dhe 1 procedim me 1 të pandehur është dërguar për gjykim”, thekson Prokuroria e Përgjithshme.
Me anë të një njoftimi të publikuar në faqen e saj zyrtare, Prokuroria e Përgjithshme thotë se janë në proces verifikimi paraprak 41 raste, për të cilat dyshohet se ka shkelje penale sa i përket zgjedhjeve.
Pas kësaj, 24 raste janë transferuar për kompetencë në SPAK dhe në 20 prej tyre u vendos mos-fillimi i procedimit penal.
Aktualisht, siç thekson Prokuroria po ndiqen penalisht për veprat penale mbi zgjedhjet 11 persona, pesë janë arrestuar në flagrancë, ndërsa është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për katër të tjerë.
Prokuroritë në vend, të cilat funksionojnë nën juridiksionin e Prokurorisë së Përgjithshme kanë marrë në total 142 njoftime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve, prej të cilave: 84 kallëzime në prokurori nga subjekteve politike/kandidatë, shtetas apo institucione shtetërore; 21 referime të policisë gjyqësore dhe 37 kanë ardhur me transferim nga SPAK.
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia