Incidenti në Poloni, reagon Ministria e Mbrojtjes ruse: Nuk u planifikua asnjë sulm

10 Shtator 2025 | 15:03

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka reaguar për herë të parë në lidhje me incidentin e ndodhur në Poloni, ku 19 dronë rusë kaluan territorin polak.

Ministria ruse deklaroi se nuk kishte planifikuar të kryente asnjë sulm në Poloni.

Në një përditësim të përditshëm mbi operacionet ushtarake në Ukrainë, ministria njoftoi se është gatshme të zhvillojë konsultime me palën polake mbi këtë temë.

“Asnjë objekt në territorin polak nuk ishte planifikuar të shënjestrohej. Rrezja maksimale e UAV-ve të përdorura në sulmin [në Ukrainë] nuk i kalon 700 km [435 milje]. Megjithatë, ne jemi të gatshëm të zhvillojmë konsultime me ministrinë polake të mbrojtjes mbi këtë temë,” thueht në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.

Lëvizja e palës ruse është interpretuar si provokimi më i madh i Moskës në dëm të Evropës dhe NATO-s.

Duke iu drejtuar Parlamentit të vendit, kryeministri Donald Tusk deklaroi se edhe pse nuk ka arsye të thuhet se Polonia është në gjendje lufte, ajo është më afër se kurrë një konflikti, që prej Luftës së Dytë Botërore.

Tusk tha se Polonia po përballet me një vend armik që nuk i fsheh qëllimet e tija dashakeqe.

Kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu se Polonia ka thirrur nenin 4 të NATO-s, që do të thotë se struktura vendimmarrëse e aleancës ushtarake do të takohet për të diskutuar situatën dhe hapat e ardhshëm.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se shkelja e hapësirës ajrore polake ishte “tërësisht e papërgjegjshme” dhe se nuk ishte një “incident i izoluar”.

Në vijim, kryeministri Tusk tha se në vendin e tij kishte pasur 19 raste të shkeljes së hapësirës ajrore, nga dronë që kishin hyrë nga Bjellorusia.

Ai e quajti incidentin një “shkelje të paprecedent” dhe tha se ai kishte zgjatur gjatë gjithë natës, nga minutat e para mesnatës të së martës deri në 6 e 30 të së mërkurës.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme polake deklaroi se 7 dronë dhe pjesë të një rakete të paidentifikuar ishin gjetur në vendngjarje.

Zëdhënësja Karolina Gałecka tha se një nga dronët kishte goditur një godinë të banuar në Viriki, në lindje të Polonisë, pranë kufirit mes Ukrainës dhe Bjellorusisë. Për fat të mirë, nga impakti nuk ka pasur viktima.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026