VanHorn: Përzgjedhja e pasardhësit të Dumanit duhet të jetë e paanshme

10 Shtator 2025 | 15:16

Në Tiranë u zhvillua Konferenca Rajonale e OSBE-së, ku u diskutua lidhja mes trafikimit të drogës dhe krimeve të dhunshme. E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, në fjalën e saj u ndal posaçërisht te mandati i kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

VanHorn theksoi se, ndonëse Dumani ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ai do të zëvendësohet, pasi mandati i tij ka përfunduar sipas ligjit. Ajo nënvizoi se procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të tij duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga çdo ndikim i jashtëm.

“SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur. Edhe SPAK-u gjithashtu, sigurisht, i nënshtrohet ligjeve të Shqipërisë. Bazuar në ligj, Z. Dumani, sado efektiv, jashtëzakonisht efektiv që ka qenë, do të zëvendësohet sepse mandati i tij ka përfunduar. Dhe procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të Z. Dumani duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme.”-tha VanHorn

Diplomatja amerikane vlerësoi punën e deritanishme të SPAK-ut dhe theksoi rëndësinë e vazhdimësisë në këtë betejë përmes një drejtësie të pavarur dhe funksionale.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026