Protesta masive në Francë, tubuesit kundërshtojnë politikat e Macron
Një valë protestash dhe organizimesh të quajtura “Bllokoni gjithçka” është aktivizuar në të gjithë Francën.
Lëvizja, e cila nisi fillimisht në rrjetet sociale, pritet të shkaktojë ndërprerje të transportit, arsimit dhe shërbimeve të tjera, në një shfaqje të zemërimit të popullatës kundër presidentit Emmanuel Macron.
Disa përplasje mes protestuesve dhe policisë u shënuan që në nisje në Paris dhe qytete të tjera.
Tubuesit grumbullan dhe dogjën kazanët e mbeturinave duke shkaktuar bllokim të rrugëve dhe shtëllunga të mëdha tymi mbuluan kryeqytetin.
Autoritetet kanë nxjerrë në terren mijëra forca policie të cilët do të qëndrojnë në gatishmëri për të mos lejuar bllokimet masive.
Deri tani është njoftuar për arrestimin e të paktën 200 personave. Vala e protestave që i ngjan atyre të “jelekëve të verdhë” vjen në një kohë krize për qeverinë e Francës.
Pas humbjes së votëbesimit të kryeminisrtrit Bayrou, Macron priotet të emërojë sot kryeministrin e ri, Sebastien Lecornu, i katërti në vend brenda rreth 12 muajve.
Ky i fundit ka shërbyer më herët si ministër i Mbrojtjes ndërsa emri i tij ka shkaktuar pakënaqësi ende pa u zgjedhur.
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)