Dënimi i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, reagon ambasada britanike në Tiranë

20 Maj 2021 | 17:50

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që dënoi me dy vjet burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ambasada britanike mirëpret vendimin e GJKKO, që sipas tyre tregoi se askush nuk është mbi ligjin.

“Mirëpresim vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tregon se, atje ku ka vullnet, reformat japin rezultat.

Kur një sektor i drejtësisë funksionon siç duhet, askush nuk është mbi ligjin”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike.

Gjykata e Posaçme shpalli fajtor ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla për akuzën e “refuzim për deklarim” dhe “fshehje pasurie”.

Gjyqtarja Daniela Shirka dënoi me 2 vite burg ish-kryeprokurorin dhe i hoqi drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026