Për herë të parë një grua| Rama emëron Albana Koçiun ministre të Brendshme

11 Shtator 2025 | 12:53

Kryeministri Edi Rama emëroi Albana Koçiun në krye të Ministrisë së Brendshme.

Në një hyrje të gjatë në fjalën e mbajtur gjatë Asamblesë së PS, Rama theksoi nevojën për reformimin e thellë të kësaj ministrie, që siç theksoi nuk është vetëm policia, por ka një sërë çështjesh me rëndësi të madhe siç është ajo e adresave.

“Ka qenë për 10 vjet në administratë publike dhe në drejtimin e ministrisë së shëndetësisë më ka krijuar bindjen se ka një kapacitet të madh motivues të njerëzve. Ervin Hoxha dhe Igli Hasani kanë bërë të dy punët me seriozitet, por në dy prej ministrive më të prapambetura në aspektin e mendësisë së administratës duhet tërmet, Tërmet Peçin e kemi deputet, s’e bëjmë dot ministër të brendshëm”, tha Rama.

Kjo është hera e parë në vendin tonë që Ministra e Brendshme drejtohet nga një grua.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026